Përkrahja e programit EJA Kosovë filloi

Përkrahja e programit EJA Kosovë filloi. Kontratat e para tashmë u nënshkruan me përfituesit e parë të përkrahjes për përfaqësim ndërkombëtar, respektivisht përkrahjes për rrjetëzim.

Pesë organizatat e shoqërisë civile që kanë përfituar mbështetje në kuadër të këtyre dy instrumenteve, do të marrin pjesë në programe dhe ngjarje ndërkombëtare e organizata të shoqërisë civile do të jenë pjesë të rrjeteve ndërkombëtare në fushat e tyre si dhe do të zgjerojnë ndikimin përtej kufijve duke u rrjetëzuar dhe bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare.

Thirrjet për Përkrahje për përfaqësim dhe Përkrahje për rrjetëzim vazhdojnë të jenë të hapura për aplikim në vazhdimësi.

🔗Për të aplikuar për Përkrahjen për përfaqësim të gjitha informatat dhe detajet për aplikim i gjeni këtu: https://bit.ly/3KgfzjK

🔗Për të aplikuar për Përkrahjen për rrjetëzim të gjitha informatat dhe detajet për aplikim i gjeni këtu: https://bit.ly/3QTqF1B

Përkrahja për rrjetëzim dhe Përkrahja për përfaqësim janë pjesë e programit të KCSF-së “EJA Kosovë”, për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia.