Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) ka mbi 20 vite që mbledh 13 organizatat më aktive për zhvillim të shoqërisë civile nga 10 vende të Ballkanit, e që së bashku angazhohen për të mbrojtur e zgjeruar hapësirën qytetare në vendet e Ballkanit.
Dje u mbajt takimi i Bordit të BCSDN-së i cili udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv i KCSF-së, Taulant Hoxha, ndërsa sot po mbahet Kuvendi Vjetor i Anëtarëve, në të cilin u aprovua Strategjia e re shumëvjeçare e rrjetit.
Duke qenë një nga organizatat më aktive të BCSDN-së, angazhimi i KCSF-së për të mbrojtur e zgjeruar hapësirën për veprim të shoqërisë civile pasurohet në vazhdimësi nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatat e ngjashme në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Turqi, Bullgari, Rumani, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi e Slloveni.