Lidhjet e dobëta në mes të OShC-ve dhe konstituencës së tyre rrezikojnë qëndrueshmërinë afatgjate të shoqërisë civile. CEA mbështet OShC-të në ndërtimin e konstituencës së tyre përmes një qasje me individët në qendër. Programi për ndërtimin e kapaciteteve në zhvillimin dhe organizimin e komunitetit iu mundëson OShC-ve të jenë më afër dhe angazhohen me anëtarët e komuniteteve të tyre, të përdorin hartëzimin e komunitetit për t’i fuqizuar komunitetet lokale dhe të krijojnë lidhje me akterët e tjerë të komunitetit. OShC-të do të mbështeten në krijimin dhe zbatimin e projekteve në komunitet që i sjellin më afër me anëtarët e komunitetit të tyre dhe angazhojnë komunitetin më të gjerë.
Në nivelet lokale proceset e konsultimit publik vazhdojnë të jenë të shpërndara dhe të pa shfrytëzuara mirë, nuk përfshijnë qytetarët dhe organizohen sipas vendimit të kryetarëve apo zyrtarëve komunal dhe jo siç parashihen me ligj. Për të përfituar nga zhvillimet e fundit të kornizave ligjore për pjesëmarrje në politik-bërje në nivel lokal, dhe përfshirjen e pjesës së konsultimeve publike në formë elektronike për komuna, CEA është duke zhvilluar kapacitetet e OShC-ve dhe aktivistëve për ta ushtruar rolin e tyre për të monitoruar nëse standardet e pjesëmarrjes publike janë duke u plotësuar nga pushteti lokal, si dhe për ta inkurajuar dhe mbështetur komunitetin që të bëhet pjesë e procesit të vendim-marrjes në nivel lokal.