Përgjigje dërguar grupit të organizatave të shoqërisë civile që kanë reaguar ndaj kërkesës së 21 organizatave të Kosovës për KE lidhur me pasaportat e Drejtorisë Koordinuese të Serbisë

Përgjigja e cila sot i është dërguar grupit të organizatave të shoqërisë civile që kanë reaguar ndaj kërkesës së 21 organizatave të Kosovës për Komisionin Europian, lidhur me propozimin mbi pasaportat e lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë:

Të dashura mikesha e miq të shoqërisë civile,

Me keqardhje të thellë e lexuam reagimin tuaj ndaj një letre të hapur me të cilën organizatat tona i jemi drejtuar Drejtorisë për ?ështje të Brendshme të Komisionit Europian, lidhur me një propozim të tyre për përfshirjen në listën e bardhë të Zonës Shengen të bartësve të pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Raportet tona të afërta do të kishin përfituar edhe më tej në rast që brengat tuaja ndaj letrës tonë të na i paraqisnit drejtpërdrejtë, e jo nëpërmjet mjeteve publike të

komunikimit. Duke e respektuar megjithatë këtë vendim tuajin, këtë letër që po ua drejtojmë drejtpërdrejtë juve po e bëjmë gjithashtu edhe publike.

Reagimin tuaj e pamë dukshëm të njëanshëm dhe faktualisht jo të plotë. Përve? tjerash, për shkak të trajtimit të ?ështjes së pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë plotësisht jashtë rrethanave politike dhe historike në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

??E para, lidhur me mosparaqitjen e saktë të faktit që pasaportat e lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë i paraqesin vendbanimet dhe territorin e Republikës së Kosovës si

vendbanime dhe territor të Republikës së Serbisë. Pra, këto pasaporta nuk lëshohen për shtetas serb që jetojnë në Kosovë sikurse të jetonin në një vend tjetër, por për qytetarë serb

të Kosovës të cilët shteti i Serbisë i konsideron si shtetas të territorit të vet, ashtu si? i ka konsideruar të gjithë banorët e Kosovës qysh nga qershori i vitit 1999.

??Së dyti, lidhur me paraqitjen e shtrëmbëruar të konceptit të dyshtetësisë dhe sfidimit të aluduar të të drejtave që dalin nga ky koncept, për shkak që pasja e shtetësisë së Kosovës nga

qytetarët serb të Kosovës automatikisht i bën ata të kualifikohen për të lëvizur lirshëm pa viza në Zonën Shengen, rrjedhimisht legjitimimin e pasaportës së lëshuar nga Drejtoria

Koordinuese e Serbisë e bën të panevojshëm për këtë qëllim, por vetëm për mirëmbajtjen e strukturave paralele të shtetit të Serbisë në Kosovë.

??Së treti, injorimi i plotë i angazhimit të vazhdueshëm të shtetit serb kundër sovranitetit dhe vet ekzistencës së shtetit të Kosovës, me të gjitha mjetet dhe pandërprerë për më shumë se

23 vite, përfshirë organizimin e strukturave kriminale që pengojnë qytetarët serb të Kosovës që tentojnë të pajisen me dokumente, targa apo pasaporta të Kosovës me kanosje të vazhdueshme, djegje të veturave dhe aktet tjera të dhunshme, ?ështje të cilat i kemi diskutuar bashkërisht edhe më parë.

??Së katërti, injorimi i parimeve përmes së cilave përkufizohet sovraniteti i Republikës së Kosovës, që përcakton që autoriteti i saj ushtrohet bazuar në respektimin e të drejtave dhe

lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj. Këtë të drejtë ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës nuk mund ta ushtroj asnjë shtet tjetër, e më së paku një mekanizëm i kundërligjshëm i cili synon t’i largojë atributet e shtetësisë së Kosovës.

Për shkak që integrimi është një proces i nuancuar dhe i ndjeshëm, këto rrethana janë të pashmangshme kurtrajtohet tema e qasjes së institucioneve të Serbisë ndaj ?farëdo elementi që lidhet

me subjektivitetin, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Andaj ?do krahasim me të drejtën qytetare për dyshtetësi, duke injoruar rrethanat dhe paraqitjen e saktë të fakteve është shtrembërim i së

vërtetës dhe cenon rëndë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Pikërisht, cënimi i integritetit dhe sovranitetit të Kosovës është elementi kryesor i cili është trajtuar në letrën tonë për Komisionin Europian. Përve? që është parim bazë i Marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE në mes të Kosovës dhe Serbisë të arritura në Bruksel dhe Ohër gjatë këtij viti, jemi organizata

të cilat jemi themeluar, regjistruar dhe veprojmë në Republikën e Kosovës, dhe si të tilla nuk kemi dilema që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ka qenë dhe mbetet supozim i joni që të gjitha

organizatat e shoqërisë civile të themeluara, regjistruara dhe që veprojnë në Republikën e Kosovës po ashtu të mos kenë asnjë dilemë për këtë fakt thelbësor që nga viti 2008, e rrjedhimisht të mos ndjehen të ofenduara nga kërkesat që bazohen mbi këtë fakt. Përkundrazi, të angazhohen për zgjidhjen e problemeve praktike të qytetarëve serb të Kosovës për pajisje me dokumente të Kosovës brenda kësaj kornize.

Mbi këto, kërkesa jonë është parimore dhe plotësisht komplementare me punën tonë shumë vjeçare për një Kosovë demokratike për të gjithë qytetarët e vet, përfshirë nëpërmjet integrimit të plotë të qytetarëve serb të Kosovës në jetën publike dhe politike të vendit. Në shumë prej këtyre punëve bashkëpunojmë ngushtë me ju, ndërsa mbesim të angazhuar për dialogun e hapur për të gjitha çështjet të cilat konsiderohen me rëndësi nga qytetarët me të cilët punojmë. Për këtë, qysh në fillim

të javës së ardhshme do t’ju ftojmë në një takim të përbashkët gjithë ditor për t’i diskutuar hapur dhe drejtpërdrejtë të gjitha çështjet me interes, përfshirë përpjekjet e përbashkëta për të nxitur

institucionet e Kosovës që të përshpejtojnë dhe lehtësojnë pajisjen me dokumente të Kosovës të të gjithë qytetarëve që hasin probleme në këtë proces. Në këtë formë, komunikimi ynë për këto do të vazhdojë drejtpërdrejtë, e jo nëpërmjet mjeteve të komunikimit publik.

Me respekt,

1. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

2. Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

3. Instituti i Kosovës për Politika Europiane (EPIK)

4. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

5. DokuFest

6. ÇOHU!

7. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

8. Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI)

9. Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)

10. Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

11. Lëvizja FOL

12. Demokraci Plus (D+)

13. Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

14. Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)

15. Instituti GAP

16. Demokracia për Zhvillim (D4D)

17. Iniciativa për Progres (INPO)

18. Fondi për Zhvillim të Komunitetit (CDF)

19. Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)

20. GERMIN