Avokimi përmes ofrimit të këshillave ligjore falas dhe nxitja e transparencës në financimin publik të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) lokale ishin temat kryesore të diskutuara në Takimin e tretë Koordinues të Programit për Angazhim Qytetar, të mbajtur më 25 tetor 2023.
Me qëllim të nxitjes së angazhimit të përbashkët në këto fusha, ky takim mblodhi së bashku përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë të mediave, përfaqësues të projekteve të financuara nga USAID dhe donatorë të tjerë që mbështesin shoqërinë civile në Kosovë.