Krahas organizimit tradicional të paradës së Krenarisë, CSGD, përmes grantit institucional avokon vazhdimisht në avancimin e kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e personave LGBTIQ+ dhe përmirësimin e zbatimit të këtyre ligjeve në nivelin lokal dhe nacional. CSGD po ashtu ka ngritur kapacitetet e anëtarëve të komunitetit, ka zhvilluar shumë aktivitete kulturore dhe ka ofruar rreth 400 seanca psikologjike edhe ndihmë juridike falas për personat LGBTQI+. CSGD punon pa ndalur në sensibilizimin e shoqërisë kosovare lidhur me diskriminimin, frikën dhe sulmet homofobike që pësojnë personat LGBTIQ+, kështu duke u angazhuar në krijimin e një shoqërie më të hapur dhe përparimtare.
EJA Kosovë, është program i KCSF-së i cili përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia.
-CSGD
Programi Eja Kosovë