Ballina

INFORMATË ME RËNDËSI


Thirrja për aplikim për grant institucional

Thirrja për aplikim është mbyllur. Aplikantët do të lajmërohen me kohë rreth vendimit te GAB. 
 

Grantet për projekte


Informojmë të gjithë aplikantët potencial se nga data 5 prill 2017 forma për aplikim për grante për projekte ka ndryshuar. Me këtë rast, format e vjetra të aplikimit nuk pranohen. 

 

SESIONET INFORMUESE

 

DSP mban sesione të rregullta informuese për të gjithë aplikantët potencial.

 

  • 6 nëntor 2017, KCSF, Prishtinë, 11:00 - Shqip

  

 

 

PËRSHKRIMI I SKEMËS DSP


Gjatë viteve 2014 – 2018,  DSP do të përkrahë projekte që do të ndikojnë në shoqëri, si dhe do të ofrojë përkrahje institucionale për organizata të cilat i përcjellin sistematikisht dhe nxisin këto ndryshime. DSP ka për synim të arrijë ndryshime pozitive në nivelin lokal dhe atë qendror.

 

Qëllimi i përgjithshëm i DSP-së është ta përkrahë zhvillimin e një shoqërie demokratike në Kosovë. Synimi afatgjatë i DSP-së është arritja e ndryshimeve të dukshme dhe të qëndrueshme, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë. DSP do të kontribuojë në dy objektiva/rezultate, si në vijim:

 

  • Objektiva I: Qytetarët e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile rrisin kërkesën ndajinstitucioneve dhe marrin rol aktiv në kërkim të shërbimeve të cilësisë së lartë, qeverisjes së mirë dhe integrimit të pakicave.
  • Objektiva II: Diaspora kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin demokratik dhe shoqëror të Kosovës.

FUSHAT PRIORITARE TË INTERVENIMIT

Projekt-propozimet duhet të trajtojnë të paktën njërën nga fushat e mëposhtme prioritare të intervenimit:

  • Aktivitet i shtuar qytetar për të ndikuar tek prioritetet, planifikimi dhe vendimmarrja e qeverisë lokale dhe qendrore;
  • Rritje e aktivitetit qytetar për të mbikëqyrë e për të kërkuar llogaridhënie për mangësitë nga qeveria lokale dhe qendrore;
  • Rritje e pjesëmarrjes në buxhetim, me theks të veçantë në përfshirjen e grave dhe të komuniteteve pakicë;
  • Zgjedhje të ndershme dhe transparente;
  • Rritje e integrimit shoqëror, ekonomik dhe kulturor ndërmjet shumicës dhe të komuniteteve pakicë;
  • Përmirësim i barazisë gjinore në arsimim, vend të punës dhe jetë publike;
  • Kontribut i medieve kosovare dhe shoqërisë civile në proceset e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave, të cilat pasqyrojnë dhe zbatojnë të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës.


AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM
Për aplikimet për grante të projekteve mundësia për aplikim është e hapur gjatë gjithë kohës, pa ndonjë afat për aplikim.

Për aplikime të granteve institucionale, afati i fundit për aplikim do të shpallet për secilën thirrje të veçantë për aplikim. Brenda një viti parashihet së paku një thirrje për aplikim për grante institucionale. Referohuni në thirrjen përkatëse për aplikim për grante institucionale për afatin e vlefshëm për aplikim në linkun www.kcsfoundation.org/dsp.

 

Theksojmë që aplikacionet për grantet DSP vlerësohen në formë të pavarur dhe i nënshtrohen konkurrencës me aplikantët tjerë. Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, DSP nuk parasheh dhënien e sqarimeve dhe arsyetimin për aplikacionet e papërkrahura.  

 

Aplikantët njoftohen për vendimin pas vlerësimit të plotë të aplikacionit. Nuk është e nevojshme të kontaktohet KCSF mbi statusin e aplikacionit. 

 

KONTAKTI
Çfarëdo pyetje e lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo detajet e aplikimit për grante mund të dërgohen me e-mail në [email protected].  

 

Po ashtu, mund të vizitoni faqen e DSP në facebook www.facebook.com/DSPKosovo