KCSF ka vendosur një standard të artë në shumë nivele dhe çështja gjinore ka qenë një prej tyre. Si kryesuese e Bordit, kërkoj para së gjithash llogaridhënie dhe transparencë. KCSF ka tejkaluar pritjet e mia në të dyja. Me një portofol kaq të madh dhe një numër projektesh, e vetmja mënyrë që ne anëtarët e Bordit të mund të përballojmë është nëse kemi profesionalizëm të plotë, transparencë dhe rregullsi. Dhe standardet sipas të cilave ata mbajnë llogaridhënie, nuk mund t’i shihni në shumë organizata të tjera. Jam e lumtur dhe krenare që shoh KCSF-në duke ecur drejt qëndrueshmërisë së plotë. Organizatat si KCSF janë të nevojshme në çdo vend dhe çdo shoqëri dhe ne të gjithë do të bëjmë çmos që ato të zhvillohen dhe të promovojnë vlera pozitive. Me punën që po bëjnë ata po bëhen shtytës të ndryshimit dhe referencë udhërrëfyese përtej sektorit dhe përtej Kosovës.