Mijëra OJQ u shfaqën në Kosovë pas luftës. Vetëm disa prej tyre kanë mbijetuar për dy dekada të tëra, por KCSF ka arritur t’i rezistojë sprovës së kohës dhe kontekstit të trazuar të pasluftës në Kosovë. Pas 20 viteve të përfshirjes sime fillestare për t’i dhënë jetë kësaj ideje dhe ngritjen e fondacionit, jam i lumtur që jam në gjendje t’u rekomandoj përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe aktivistëve që t’i drejtohen KCSF-së për financim ose mbështetje—duke përfshirë edhe vajzën time, e cila është tani një nga përfituesit e tyre të shumtë përmes platformës Termokiss.
-Shkelzen Maliqi
Filozof, kritik arti dhe analist politik, është një nga themeluesit e KCSF-së dhe kryesues i parë i Bordit të saj.