Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton organizatat e shoqërisë civile, grupet joformale dhe aktivistët/et që të aplikojnë për trajnimin bazik një-ditor për diversifikim dhe ngritje të fondeve, i cili zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare që zbatohet në partneritet me misionin e USAID në Kosovë.
Formën digjitale për aplikim e gjeni brenda thirrjes. Afati i fundit për aplikim është më 13 mars 2024.