Programi i granteve të BE-së 2016 – 2018

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes projektit “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka ofruar përkrahje financiare për nismat e avokimit të organizatave me bazë në komunitetit. Kjo skemë është lancuar me 01.01.2016 dhe ka përfunduar me 30.04.2018.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj skeme ishte përkrahja e nismave të avokimit të organizatave me bazë në komunitet, të cilat kontribuojnë në ndryshime të shoqërisë në nivelin lokal.

Në kuadër të kësaj skeme janë përkrahur 34 iniciativa avokuese të organizatave me bazë në komunitet.

Shuma maksimale e grantit ka qenë 12,000 EUR.

‘Për nevoja të kësaj skeme të granteve, organizata me bazë në komunitet konsiderohen të gjitha ato organizata jo-qeveritare të cilat janë janë të fokusuara në adresimin e nevojave të një grupi të veçantë të shoqërisë duke e përfshirë këtë grup në mënyrë aktive në punën e tyre, dhe kryesisht punojnë në baza vullnetare.Informata për aplikim