Grantet për zhvillim organizativ u mundësojnë organizatave të niveleve të ndryshme që kanë një drejtim të qartë të zhvillimit të tyre të aplikojnë për zhvillimin e ndonjë programi të ri ose ekzistues, metodologjie ose qasjeje pune brenda organizatës. Në veçanti, këto grante synojnë të mbështesin ndërtimin e kapaciteteve të stafit, zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve dhe procedurave të brendshme, zhvillimin e politikave dhe dokumenteve të brendshme, përdorimin e softuerëve dhe pajisjeve ose metodologjive dhe qasjeve specifike
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Organizatat Joqeveritare (OJQ) vendore të regjistruara në Kosovë.
AFATI KOHOR DHE BUXHETI
Organizatat mund të aplikojnë për financim për një periudhë minimale 6 muaj dhe një periudhë maksimale deri në 24 muaj. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 15,000 EUR.
DORËZIMI I APLIKACIONEVE
Para se të filloni aplikimin tuaj, ju lutemi lexoni udhëzimet për aplikim
Aplikantët duhet t’i japin informatat e tyre, ta shtjellojnë idenë dhe t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme përmes sistemit të aplikimit online
Për udhëzime rreth regjistrimit dhe përdorimit të sistemit online të aplikimit, ju lutemi referojuni informatave që mund t’i gjeni në faqen e internetit të sistemit online të aplikimit.
Vetëm aplikacionet që përputhen plotësisht me kërkesat e thirrjes siç përshkruhet në udhëzimet e aplikimit dhe formularin e aplikimit do të merren parasysh.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 31/01/2025 në orën 23:59 me orën lokale.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përgatitjen e aplikimit ose detaje rreth aplikimit për grant, ju lutemi na kontaktoni me email në eja@kcsfoundation.org.
Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet në lidhje me aplikimin do të publikohen në seksionin Q&A (pyetje dhe përgjigje) të webfaqe të KCSF-së. Aplikantët këshillohen të kontrollojnë këtë seksion, të publikuar në webfaqe.