Thirrje për përkrahje: Kërkesë për përfshirje të Kosovës dhe vazhdim të iniciativës europiane ECMI

Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së cilës është Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka hartuar një letër drejtuar Këshillit Ekonomik dhe Social të BE-së (KEES/EESC) me kërkesën për përfshirjen e Kosovës në Iniciativën për Anëtarë nga vendet Kandidate të Zgjerimit (ECMI) dhe vazhdimin e kësaj iniciative edhe më tutje, pas pilotimit gjatë këtij viti.

Më konkretisht, kërkesat kryesore të letrës drejtuar KEES/EESC janë:

  • Vazhdimi i ECMI për të siguruar angazhimin e shoqërisë civile nga vendet aspirante për anëtarësim në BE, edhe përpara se të bëhen anëtare të plota.
  • Përfshirja e Kosovës në fazat e ardhshme të ECMI, duke siguruar që asnjë vend të mos mbetet jashtë për arsye formale, por vlerësimi të bazohet në përparimin ose jo të vendit në përputhje me normat dhe vlerat e BE-së.

Përfshirja e Kosovës në këtë proces është thelbësore për një bashkëpunim më të fortë rajonal dhe për të mbështetur rrugën tonë të përbashkët drejt integrimit europian. Ju mund të shprehni përkrahjen tuaj përmes nënshkrimit elektronik të kësaj letre, në emër të organizatës tuaj.

Letrën e plotë dhe udhëzimet për nënshkrim mund t’i gjeni duke klikuar Përkrah Kosovën për anëtarësim, dhe vazhdimin e Iniciativës për Anëtarë nga vendet Kandidate të Zgjerimit (ECMI).

Afati i fundit për nënshkrim është 28 tetor 2024.

Për më tepër, në këtëlinke gjeni reagimin e parë dhe kërkesën për përfshirje të Kosovës drejtuar KEES/EESC në maj 2024. Në këtë link mund të gjeni më shumë informata për ECMI.