Thirrje për përfaqësuesit/et e OJQ-ve: PËRKRAHJE PËR PËRFAQËSIM  

PËRKRAHJE PËR PËRFAQËSIM 
 

Nëse jeni duke planifikuar të përfaqësoni organizatën tuaj në ngjarje dhe aktivitete në nivel rajonal apo ndërkombëtar, Programi EJA Kosovë ua lehtëson këtë rrugëtim. 
 
Përkrahja për Përfaqësim është një skemë unike e përkrahjes për OJQ-të në Kosovë që ofron përkrahje financiare për përfaqësim jashtë vendit në kongrese, konferenca, seminare, punëtori, simpoziume, festivale, takime strategjike, takime të ndryshme të rrjeteve, si dhe takime avokuese. 
 

Shpenzimet që mbështeten përfshijnë: 

✈️ Transportin 

🎟️ Regjistrimin në aktivitet 

🏨 Akomodimin 

🛂 Shpenzimet për vizë 

 
Shfrytëzojeni këtë mundësi për të përforcuar ndikimin dhe rrjetin profesional të organizatës suaj.  
 

Të gjitha informatat dhe detajet për aplikim i gjeni këtu: https://bit.ly/3KgfzjK

Përkrahja për Përfaqësim është pjesë e programit të KCSF-së “EJA Kosovë” për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia. 

#OJQ #PërkrahjepërPërfaqësim #KCSF