THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE TË VOGLA PËR PROJEKTE 

Grantet e vogla për projekte kanë për qëllim të ofrojnë rezultate konkrete brenda një afati kohor të caktuar. Përfituesit e këtyre granteve mund të jenë individë, nisma të paregjistruara ose organizata joqeveritare që paraqesin idetë më bindëse dhe inovative që kanë potencial për avancimin e qëllimeve dhe objektivave të programit. Grantet e vogla për projekte do të mbështesin veprime specifike të nismave të shoqërisë civile dhe individëve që adresojnë çështje konkrete, qoftë të një natyre më sistematike ose më të kufizuar në shtrirje dhe kohëzgjatje. Për më tepër, këto grante synojnë të mbështesin nismat e individëve, nismave të paregjistruara ose organizatave joqeveritare për projekte më të fokusuara dhe afatshkurtra. Nismat e shoqërisë civile kërkohet të veprojnë në lokalitetet e tyre përkatëse. 

KUSH MUND TË APLIKOJË? 

  • Individët (shtetas të Republikës së Kosovës); 
  • Nismat e paregjistruara; 
  • Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë. 

KOHËZGJATJA DHE BUXHETI 

Aplikantët do të kenë mundësi të aplikojnë për përkrahje për një periudhë maksimum 12 muajsh. Buxheti maksimal për një grant i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 10.000 EUR (duke përfshirë edhe auditin).  

DORËZIMI I APLIKACIONEVE  

Aplikantët duhet të japin informatat e tyre, të elaborojnë idenë dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme përmes sistemit online të aplikimit

Për udhëzime rreth regjistrimit dhe përdorimit të sistemit online të aplikimit, ju lutemi referojuni informatave që mund t’i gjeni në faqen e internetit të sistemit online të aplikimit. 

Nëse keni çfarëdo pyetje apo problem në lidhje me regjistrimin apo aplikimin për grant ju lutem na shkruani në eja@kcsfoundation.org.  

Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet në lidhje me aplikimin do të publikohen në seksionin Q&A (pyetje dhe përgjigje) të webfaqe të KCSF-së. Aplikantët këshillohen të kontrollojnë këtë seksion, të publikuar në webfaqe.