Thirrje për aplikim në trajnimin ”Zhvillimi dhe organizimi i komunitetit”

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes Programit për Angazhim Qytetar të cilin e zbaton në partneritet me misionin e USAID në Kosovë, gjatë muajve tetor-dhjetor 2024 do të organizojë trajnimin gjashtë-ditor me temën “Zhvillimi dhe organizimi i komunitetit”. Trajnimi përfshin tri module, ku secili modul do të mbahet nga dy ditë brenda një muaji.

Trajnimi “Zhvillimi dhe organizimi i komunitetit” ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve dhe kompetencave të OShC-ve dhe grupeve joformale të shoqërisë civile mbi hartëzimin dhe organizimin e komunitetit, ndërtimin e praktikave për angazhimin e konstituencës, si dhe rrjetëzimin me akterët e tjerë në komunitet.

Kur mbahet trajnimi?
Gjatë muajve tetor-dhjetor 2024.

Çfarë do të mësoni në këtë trajnim?
Përmes një kurrikule të dizajnuar për nevojat e OShC-ve në Kosovë, ju do të përfitoni njohuri dhe shkathtësi mbi:

– Zhvillimin dhe organizimin e komuniteteve dhe rëndësinë e tyre;
– Format e zhvillimit të komunitetit dhe zgjerimit të anëtarësisë dhe konstituencës;
– Aplikimin e mjeteve vlerësuese dhe hartimin e metodës së integruar për zhvillimin e komuniteteve;
– Identifikimin e metodave për organizimin dhe zhvillimin e komuniteteve;
– Rolin dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimeve në zhvillimin e komuniteteve;
– Fushatën avokuese, ndryshimin e politikave dhe përdorimin e rrjeteve sociale dhe medias për zhvillimin e komuniteteve;
– Identifikimin e ideve të reja të aplikueshme për zhvillimin e komunitetit;
– Aplikimin e teorisë së ndryshimit në iniciativat e zhvillimit të komuniteteve.

Ju, po ashtu, do të aplikoni në praktikë shkathtësitë e fituara përmes përpilimit të një iniciative për zhvillimin dhe organizimin e komunitetit dhe do të keni mundësi të aplikoni për grant për zbatimin e iniciativës suaj.

Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kriteret e aplikimit?
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha OShC-të apo grupet joformale në Kosovë, të cilat kanë interesim dhe vendosmëri për të mësuar dhe zbatuar në praktikë njohuritë e teknikat për zhvillimin dhe organizimin e konstituencës.

Secila OShC ose secili grup joformal duhet të propozojë një anëtar të stafit, përgjegjësit e të cilit/cilës ndërlidhen me zhvillimin e komunitetit, dhe zgjerimin e konstituencës së organizatës.

Kriteret e aplikimit:
– Të jetë OShC e regjistruar në Kosovë, apo grup joformal që vepron në Kosovë;
– Të jetë OShC apo grup joformal që vepron kryesisht në nivel lokal;
– Të ketë identifikuar si nevojë ndërtimin e kapaciteteve për zhvillimin dhe organizimin e konstituencës;
– Të ketë aktivitet në komunitetit dhe/ose interesim për përfshirje të qytetarëve/eve në punën e organizatës;
– Për OShC-të aplikuese, anëtari/ja e stafit që aplikon preferohet të jetë staf senior, si  udhëheqësi/sja e organizatës ose personi përgjegjës për zhvillimin dhe organizimin e komunitetit.

Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet duke plotësuar formën elektronike në vegëzën në vijim: https://forms.office.com/r/DjEyCdFtTi

Formulari i aplikimit mund të plotësohet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Vetëm aplikantët që përmbushin kriteret e përcaktuara do të kontaktohen për pjesëmarrje në trajnim, me ç’rast do të njoftohen edhe zyrtarisht për detajet logjistike.

Në rast të pranimit të shumë aplikacioneve, KCSF do të iu jep përparësi atyre që kanë aplikuar të parët me theks të veçantë sigurimit të barazisë gjinore, diversitetit etnik dhe atyre që veprojnë jashtë Prishtinës.

Afati i fundit për aplikim: 20 tetor 2024.

Informata logjistike:
Kandidatët/kandidatet e përzgjedhur/a do t’u kërkohet të jenë fizikisht të pranishëm në trajnim. Shpenzimet e transportit dhe ushqimit do të mbulohen nga KCSF.

Për informata tjera, ju lutem na kontaktoni në adresën elektronike naim.robelli@kcsfoundation.org ose përmes telefonit në numrin: 038 600 634.