Takimi i katërt Koordinues i Programit për Angazhim Qytetar

I fokusuar në një diskutim rreth krijimit të një ekosistemi mundësues për vullnetarizëm në Kosovë, Takimi i katërt Koordinues i Programit për Angazhim Qytetar mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve publike dhe shoqërisë civile. Në qendër të diskutimit ishte prezantimi i një studimi gjithëpërfshirës mbi ekosistemin e praktikave të vullnetarizmit dhe kornizën ligjore, të kryer nga KCSF dhe TOKA. Në takim u prezantuan rekomandimet konkrete që synojnë avancimin e politikave dhe nxitjen e një ekosistemi të favorshëm për vullnetarizmin në Kosovë.