Sesion informues për Grante Institucionale

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), fton organizatat joqeveritare të marrin pjesë në sesionin informues për aplikim për Grante Institucionale.

Infosesioni mbahet të mërkurën, 15 tetor 2025, nga ora 10:00 në Zyrat e KCSF-së në Prishtinë.
Për ta parë vendndodhjen e zyrave të KCSF-së hapni hartën në vazhdim: https://kcsfoundation.org/harta/.

Po ashtu është e mundur edhe pjesëmarrja online përmes Zoom: https://us06web.zoom.us/j/82105831003?pwd=jbxiTslwapbdprKVck79Pq1pbxeRN7.1

Infosesioni do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe do të ketë përkthim në gjuhën serbe.

Thirrjen për aplikim dhe të gjitha informatat tjera lidhur me aplikimin për Grante Institucionale mund t’i gjeni në: http://bit.ly/3VvUfwi