Nis edicioni i katërt i Shkollës për Aktivizëm, mbi 20 përfaqësues të OShC-ve marrin pjesë  

Ka nisur edicioni i IV-të i Shkollës për Aktivizëm.  

Mbi 20 përfaqësues/e të shoqërisë civile nga e gjithë Kosova po marrin pjesë.  

💡Brenda tre muajsh pjesëmarrësit/et, do të kenë rastin të përfitojnë njohuri teorike dhe praktike nga një program unik për ngritjen e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC). 

Ky edicion vjen me gjashtë module mirë të strukturuara, që adresojnë detajisht të gjitha çështjet që ndërlidhen me funksionimin e mirë të një organizate. 

📈Sot është përmbyllur moduli i parë i shkollës, gjatë të cilit janë trajtuar për dy ditë radhazi tema dhe çështje që lidhen me qeverisjen e brendshme për OShC-të. 

▪️Dren Puka, drejtor ekzekutiv i KCSF-së, ka ligjëruar mbi parimet e qeverisjes së mirë duke trajtuar qeverisjen e brendshme të OShC-vë, ciklin e jetës së OJQ-ve, kornizën ligjore për liri të asocimit etj. 

▪️Ndërsa Florent Spahija, ekspert ligjor, në cilësinë e ligjëruesit në këtë modul, ka trajtuar çështjen e parandalimit të konfliktit të interesit. 

Ky aktivitet është organizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Suedisë.