Mbahet moduli 3 i Shkollës për Aktivizëm, mbi sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritjen e fondeve 

Si e masim ndikimin e punës sonë? Si tregojmë se ajo çfarë bëjmë sjell ndryshim?  

Këto janë pyetje thelbësore për çdo organizatë që angazhohet për të mirën e përbashkët. 

Pikërisht këtë synon Moduli i 3-të i Shkollës për Aktivizëm: 𝐒𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐩ë𝐫 𝐯𝐥𝐞𝐫ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐞𝐯𝐞. 

Ky modul i ndihmon organizatat e shoqërisë civile, të lidhin punën e tyre të përditshme me misionin afatgjatë dhe të gjejnë mënyra praktike për të tërhequr fonde për nisma që sjellin ndryshim. 

Përgjatë dy ditëve të shkollës, rreth 20 pjesëmarrës/e në këtë modul patën rastin të mësojnë se si të: 

•identifikojnë problemet që kërkojnë zgjidhje dhe t’i përkthejnë ato në objektiva konkrete; 

•të zhvillojnë teorinë e ndryshimit dhe indikatorët në nivel projekti e programi; 

•të kuptojnë se si të përdorin të dhënat nga monitorimi dhe vlerësimi për të rritur besueshmërinë ndaj donatorëve si dhe 

•të njihen me opsione të ndryshme për ngritjen e fondeve. 

Ligjërues i modulit ishte 𝐉𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐧𝐣𝐮𝐟𝐜𝐚, ekspert i monitorimit, vlerësimit dhe analizës së të dhënave i cili udhëhoqi pjesëmarrësit në këtë proces sistematik të ndërtimit të kapaciteteve. 

Ky aktivitet është organizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Suedisë.