KCSF mirëpret Drejtorin e ri Ekzekutiv

Me kënaqësi ju njoftojmë se Bordi Drejtues i KCSF-së ka emëruar 𝐳. 𝐃𝐫𝐞𝐧 𝐏𝐮𝐤𝐚 Drejtor Ekzekutiv të KCSF-së, me efekt nga maji 2025.

Dreni sjell me vete mbi një dekadë përvojë brenda KCSF-së, duke shërbyer në pozita të ndryshme menaxhuese e udhëheqëse, së fundmi si Drejtor për Hulumtim, Avokim dhe Ngritje të Kapaciteteve. Gjatë karrierës së tij rreth 20 vjeçare në shoqëri civile, Dreni ka dëshmuar përkushtim të jashtëzakonshëm për fuqizimin e shoqërisë civile, rritjen e profesionalizmit dhe integritetit në punën e sektorit, duke u përqendruar në mekanizma pjesëmarrës që kanë në qendër nevojat e qytetarëve.

Gjatë dekadës së fundit, kontributi i Drenit ka qenë thelbësor në zhvillimin dhe rritjen e KCSF-së si për nga aspekti programor ashtu edhe zhvillimi organizativ.

Me përvojë të thelluar në hulumtim, avokim dhe menaxhim, si dhe me një vizion, integritet e njohje të thellë të sektorit në Kosovë, rajon e më gjerë, Dreni ka marrë përgjegjësinë për ta udhëheqë ekipin e KCSF-në në kapitullin e ri. 

Të përkushtuar për të vazhduar angazhimin e përbashkët në shtyrjen përpara të misionit dhe vlerave të KCSF-së, gjithë ekipi i KCSF-së i uron Drenit mirëseardhje, duke i dëshiruar suksese në këtë rol të ri!