EJA Kosovё, do të organizojë intervistat publike për të gjithë aplikuesit nga lista e ngushtë për grante për zhvillim organizativ, më 28 dhe 29 mars 2025.
Intervistat do të transmetohen drejtpërdrejtë në faqen e Facebook-ut të KCSF-së.
Orarin e intervistave publike mund ta gjeni këtu: https://shorturl.at/jDhO4
EJA Kosovë është program i KCSF-së që mbështet nismat e shoqërisë civile. EJA Kosovë financohet bashkërisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.