Sot festojmë historinë, kulturën, gjuhën dhe trashëgiminë e pasur të qytetarëve dhe qytetareve rome – një pjesë thelbësore e shoqërisë sonë.
Kjo ditë na kujton qëndresën përballë diskriminimit dhe përjashtimit ndër vite, por edhe përkushtimin për një të ardhme më të drejtë dhe të barabartë.
Romët në Kosovë dhe më gjerë vazhdojnë të përballen me barriera sistematike dhe margjinalizim. Kjo kërkon veprim të përbashkët – për arsimim gjithëpërfshirës, mundësi të barabarta dhe përfaqësim në çdo hapësirë të jetës publike.
KCSF mbetet e përkushtuar në avancimin e të drejtave të komunitetit rom, përmes mbështetjes për organizatat lokale, pjesëmarrjes qytetare dhe fuqizimit të zërave që shpesh mbeten të padëgjuar.