Sot shënojmë Ditën Botërore të Sindromës Down. Kjo ditë na kujton rëndësinë e respektimit, përfshirjes dhe mbrojtjes së të drejtave të personave me sindromën down në Kosovë dhe më gjerë si dhe na rikujton brishtësinë e ofrimit të shërbimeve mbështetëse për këtë komunitet.
Down Syndrome Kosova (DSK), punon çdo ditë me përkushtim në promovim dhe mbrojtje të të drejtave të personave me sindromën down në Kosovë, duke ju ofruar edhe shërbime terapeutike dhe psiko-sociale.
Për ta mbështetur DSK-në në këtë rrugëtim, ju ftojmë të përfshiheni në aktivitetet e sivjetme që kanë organizuar ku edhe mund të kontribuoni. Shihni detajet për mundësinë e ofrimit të mbështetjes këtu: https://www.facebook.com/dskosova
KCSF mbetet e përkushtuar për të përkrahur shoqërinë civile në përpjekjet dhe punën e çmuar drejt kauzave që sjellin barazi dhe dinjitet për secilin/en qytetarë/e.