Më 2 Prill, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, theksojmë rëndësinë e njohjes dhe promovimit të zbatimit të plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për individët me autizëm, në mënyrë të barabartë me të gjithë.
Është jetike të njohim kontributin e personave me autizëm në komunitetet tona dhe të forcojmë shërbimet sociale që i përgjigjen nevojave të tyre. Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm të mbështetjes në komunitet, që ofron arsimim cilësor, përfshirje sociale dhe mundësi punësimi, është thelbësor për të garantuar të drejtat e personave me autizëm dhe për të siguruar një mjedis gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.