Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, krahas nevojës për rritje të ndërgjegjësimit theksojmë rëndësinë e pranimit dhe vlerësimit të personave me autizëm dhe kontributeve të tyre në shoqëri.

Po ashtu duhet theksuar nevoja urgjente për një angazhim serioz institucional drejt forcimit të shërbimeve sociale që i përgjigjen nevojave të tyre si dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të mbështetjes në komunitet, që ofron arsimim cilësor, përfshirje sociale dhe mundësi punësimi në mënyrë që individët me autizëm të jetojnë dhe veprojnë në mënyrë të barabartë me të gjithë.