Violeta Hyseni Kelmendi është eksperte për media dhe komunikim publik me mbi 20 vjet përvojë pune profesionale në këtë fushë. Ka punuar si gazetare për më shumë se 10 vjet, kryesisht si korrespondente e BBC-së nga Kosova, duke raportuar për çështjet aktuale në vend. Nga viti 2011 ka punuar me organizata e projekte të donatorëve ndërkombëtarë (BE, Sida, GIZ, USAID, SDC etj), përmes së cilave ka mbështetur punën e qeverisë qëndore e lokale. Për katër vjet (2017-2021) ka shërbyer si anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave, duke qene edhe nënkryetare e këtij institucioni në dy vitet e para të mandatit të saj. Ka qenë gjithashtu aktive në shoqërinë civile, duke ofruar mbështetje profesionale, përfshirë trajnime për ndërtimin e kapaciteteve, mentorim dhe vlerësim të propozimeve për grante. Violeta ka përvojë të gjatë me projekte komunikimi dhe strategji për diplomacinë publike dhe menaxhimin e palëve të interesuara. Posedon njohuri të mira të ciklit për menaxhimin e projekteve dhe ka njohuri të thella për kontekstin socio-politik në Kosovë e procesin e demokratizimit. Gjuha e saj amtare është shqipja, flet rrjedhshëm anglishten dhe serbishten, ndërsa mirë turqishten. Është nënë e dy fëmijëve.