Kontakt: vesa.ukaj@kcsfoundation.org
Vesa ka mbi 5 vite përvojë në administrimin e bizneseve dhe 5 vite përvojë në koordinimin e projekteve, menaxhimin e trajnimeve dhe ofrimin e konsulencës, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve të individëve, ndërmarrjeve private, OJQ-ve dhe institucioneve publike. Gjatë 5 viteve të fundit të përvojës së saj në kompaninë për konsulencë menaxheriale Sigma BMC, Vesa është angazhuar aktivisht në projekte të ndryshme me ndikim në shoqëri, si masat e tregut të punës, fuqizimi ekonomik dhe këshillimi për karrierë i grave dhe të rinjve, zhvillimi i pakove profesionale dhe të tjera, projekte këto të zbatuara në partneritet dhe me mbështetje të organizatave ndërkombëtare dhe lokale.
Vesa ka përfunduar studimet Master në Menaxhment dhe Informatikë, si dhe studimet Bachelor në Psikologji, në Universitetin e Prishtinës. Vesa gjithashtu është trajnere e certifikuar për Planifikim Strategjik dhe Menaxhim, si dhe është e certifikuar si Udhëheqëse e Zbatimit të standardit për Menaxhim të Cilësisë ISO 9001. Aktualisht është në përfundim të programit gjashtë mujor të trajnimit certifikues për konsulentë në metodologjinë “Grow with Your Business”, i zbatuar nga UNDP Kosovo në kuadër të Programit të Qëndrueshmërisë Ekonomike.
Vesa aktualisht ushtron poziten e Zyrtares për Ngritje të Kapaciteteve, në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile, projekt i cili zbatohet nga KCSF.