Kontakti: trina.binaku@kcsfoundfation.org

Trina Binaku ka studiuar Etnologji dhe Antropologji kulturore në Universitetin e Prishtinës. Në fillet e karrierës, ajo është angazhuar si praktikante në Programin Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore dhe si vullnetare në shumë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare. Më pas, në vitin 2016 filloi të angazhohet në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR – KS). Në YIHR KS, ka kordinuar Programin për Ballafaqim me të Kaluarën ndërsa në vitin 2020 u emërua si Menaxhere e programit dhe zhvillimit. Në shkurt të vitit 2022, ajo iu bashkua Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile si Zyrtare për grante dhe ndërlidhje me grupe të qytetarëve. Ajo është një aktiviste feministe.