Kontakt: shqipe.gjocaj@kcsfoundation.org

Shqipe Gjocaj është aktiviste feministe, specialiste gjinore, dhe hulumtuese në sektorin e shoqërisë civile. Ajo ka njohuri të avancuara për çështje gjinore dhe të drejta të njeriut. Punën e saj e zhvillon përmes hulumtimit, shkrimit dhe analizës, si dhe ofron programe për ngritje të kapaciteteve për të rinj dhe të reja, për grupe të grave, për përfaqësues/e të organizatave të shoqërisë civile, si dhe për zyrtarë publikë. Ajo është autore feministe dhe shkruan rregullisht për çështje gjinore, për të drejtat e grave, të drejtat e grupeve të cenueshme, dhe kundër dhunës me bazë gjinore. Ajo ka kryer studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, dhe studimet master në studime kulturoe në kolegjin universitar Hedmark në Norvegji.