Kontakt: delvina.haxhijahakrasniqi@kcsfoundation.org
Delvina Haxhijaha Krasniqi ka mbi 10 vjet përvojë në menaxhimin dhe ekzekutimin e suksesshëm të projekteve të financuara nga donatorë ndërkombëtarë dhe vendorë, duke shfaqur udhëheqësi të fortë dhe përkushtim për të arritur rezultate me ndikim të lartë. Delvina ka përfunduar studimet në Menaxhment dhe Politika Publike në RIT Kosova (Universiteti Amerikan në Kosovë). Gjatë karrierës së saj, Delvina ka luajtur një rol kyç në nxitjen e bashkëpunimit ndërsektorial, duke koordinuar me sukses një sërë akterësh të ndryshëm, duke përfshirë agjencitë qeveritare, OSHC-të, komunitetin e donatorëve, partnerët e sektorit privat etj. Me një sfond të fortë në mobilizimin e shoqërisë civile, Delvina ka punuar vazhdimisht për thellimin e bashkëpunimit me institucionet publike dhe rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në strategjitë qeveritare me synimin për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndikimin social në vend.