Kontakt: besmir.radoniqi@kcsfoundation.org
Besmir Radoniqi është Hulumtues në KCSF, ku monitoron konsultimet publike në nivel qendror dhe zhvillimet në hapësirën qytetare të Kosovës. Besmiri punoi si Asistent i Hulumtimit për dy vite përpara se të promovohej në Hulumtues në janar 2023. Interesat e tij kërkimore përfshijnë pjesëmarrjen e OShC-ve në politikëbërje, lirinë e asociimit, lirinë e tubimit dhe lirinë e shprehjes. Ai gjithashtu ka kompetenca të avancuara në analizën e të dhënave me SPSS dhe vizualizimin e të dhënave me Power BI. Besmiri zotëron një diplomë Master në Integrime Evropiane dhe Administratë Publike dhe një diplomë Bachelor në Shkenca Politike nga Universiteti i Prishtinës.