Armendi, i cili ishte anëtar aktiv dhe i përkushtuar i Bordit të KCSF-së, tani ka marr rolin e Kryesuesit të Bordit, duke sjellë me vete mbi dy dekada përvojë ndërkombëtare në fushën e demokracisë, paqes dhe sigurisë.
Aktualisht shërben si hulumtues në Departamentin për Kërkime mbi Paqen dhe Konfliktin në Universitetin e Uppsala-s në Suedi.
Më herët, Armendi ka mbajtur pozita të larta në Fondacionin Dag Hammarskjöld si Menaxher i lartë për Paqe dhe Siguri dhe në International IDEA si Zyrtar i lartë i Programit për Vlerësimin e Demokracisë, të dyja këto me seli në Suedi.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka bashkëpunuar me institucione udhëheqëse globale, përfshirë OSBE-në, USAID-in, UNDP-në, Kombet e Bashkuara dhe IDLO-n, duke avancuar nisma që nxisin qeverisjen demokratike dhe paqen e qëndrueshme.
Me ekspertizën, vizionin dhe përkushtimin e tij të thellë ndaj zhvillimit demokratik të Kosovës, lidershipi i Armendit do të jetë i paçmuar në udhëheqjen e misionit të KCSF-së për forcimin e shoqërisë civile dhe promovimin e demokracisë në Kosovë dhe më gjerë.