GRANTET URGJENTE

Grantet urgjente ofrojnë mundësinë e intervenimit të shpejtë dhe me kohë nga shoqëria civile për t’iu përgjigjur çështjeve të identifikuara që kontribuojnë drejt objektivave të EJA Kosovë. Përfituesit e këtyre granteve mund të jenë individë, nisma të paregjistruara ose organizata joqeveritare. Granti u mundëson aktorëve të ndryshëm të identifikojnë mundësi për kontribut dhe reagim të shpejtë për të cilat nuk ka kohë të mjaftueshme për të aplikuar dhe reaguar përmes instrumenteve të tjera dhe thirrjeve të rregullta siç janë grantet për projekte. Ndërhyrjet që kualifikohen për mbështetje duhet të arsyetojnë nevojën për reagim të shpejtë dhe si do të rrezikohej fusha në të cilën veprohet në mungesë të një reagimi të menjëhershëm. Thirrja për Grante urgjente është e hapur në vazhdimësi dhe aplikimet e paraqitura do të vlerësohen brenda 5 ditëve të punës. Shënim: Urgjenca e intervenimit është kriter kualifikues dhe përpara se të paraqisni kërkesën për grant urgjent sigurohuni që të kontrolloni thirrjen për grante për projekte të vogla dhe të vendosni se cili instrument është më i përshtatshëm për intervenimin tuaj që propozoni.