Grantet e vogla për projekte kanë për qëllim të japin rezultate konkrete brenda një afati kohor të caktuar. Përfitues të këtyre granteve mund të jenë individë, nisma të paregjistruara dhe organizata joqeveritare me idetë e tyre më bindëse dhe inovative që kanë potencial të vërtetë për t’i avancuar qëllimet dhe objektivat e programit. Grantet për projekte do të mbështesin ndërhyrje specifike të nismave të shoqërisë civile dhe individëve që trajtojnë çështje konkrete, qoftë të natyrës më sistematike ose të kufizuara në fushëveprim dhe kohëzgjatje. Këto grante kanë për qëllim t’i mbështesin iniciativat e individëve, nismave të paregjistruara dhe organizatave joqeveritare për projekte më të fokusuara dhe afatshkurtra. Këtyre nismave të shoqërisë civile u kërkohet të veprojnë në lokalitetet e tyre përkatëse.