Me qëllim të përmirësimit të përpjekjeve të OShC-ve për avokim, për të përkrahur ndërtimin e argumenteve për iniciativat qytetare dhe që qytetarët të ushtrojnë të drejtat e tyre, CEA ofron këshillim ligjor për OShC-të dhe iniciativat qytetare.
Këshillimi ligjor falas ofrohet për nismat qytetare dhe OShC-të që t’i adresojnë çështjet me interes publik dhe ato të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në komunitetin e tyre, ose në komunitete të caktuara që janë të margjinalizuara në shoqërinë kosovare. Qasja në këshillim ligjor rrit përpjekjet e avokimit të komuniteteve në zgjerimin e kauzave me interes publik, në rritjen e vetëdijesimit dhe në kontributin drejt informimit ligjor si burim për adresimin e të drejtave të tyre.
Për më shumë, si përgjigje karshi kërkesave në rritje për rastet gjyqësore me interes publik të cilat adresojnë të drejtat e përbashkëta dhe për të shfrytëzuar potencialin e organizimit qytetar dhe vetëdijesim, CEA identifikon dhe përkrah rastet të cilat janë pjesë e domenit të përfitimit publik dhe që janë në linjë me qëllimet e Programit.