Njohuritë aktuale të shpërndara mbi kulturën dhe praktikën e filantropisë nuk mbështesin vendimet e politikave të informuara dhe synimin e mbështetësve të mundshëm për fushata specifike. Nëpërmjet CEAs, do të vihen në dispozicion të dhëna të rregullta mbi njohuritë mbi filantropinë e Kosovës, transparencën e OSHC-ve të Kosovës dhe mbledhjen e fondeve/financimet e shumta në internet për OSHC-të dhe iniciativat qytetare.
Mundësuar nga partneri i CEAs Catalyst Balkans, por i udhëhequr në nivel lokal nga KCSF, ueb platforma Kosova Dhuron do t’u ofrojë përdoruesve informacione kyçe se kush dhuron, kujt, sa, pse, ku dhe kur bëhen donacionet. Ky korpus i të dhënave dhe informacioneve shërben si një pikënisje për mbledhjen e fondeve dhe një burim i pasur për një OShC të Kosovës për të eksploruar dhe kuptuar se çfarë financojnë donatorët vendas, cilat kauza dhe fusha..CEA do të përdorë kanale të ndryshme për të shpërndarë më tej këto informacione për të angazhuar dhe zgjeruar komunitetin e palëve të interesuara në diskutime rreth praktikave më të mira dhe tregimeve frymëzuese se si qytetarët e zakonshëm, kompanitë e vogla dhe të mëdha, anëtarët e diasporës së Kosovës dhe sektori jofitimprurës punojnë së bashku për të krijuar ndikimin social dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë së komunitetit.
Këto të dhëna do të publikohen edhe në raportet vjetore si: Raporti i Gjendjes së Filantropisë dhe Kosova Dhuron për sektorin jo-fitimprurës.