Komponenti i punës vullnetare do të kontribuojë në ndërtimin e lidhjeve të OSHC-ve me një grup njerëzish që do të jenë të njohur me punën dhe mund të shërbejnë si komunitet dhe bazë e mundshme për donacionet e ardhshme. Nëpërmjet Akademisë së Udhëheqësisë në Komunitet, një grup vullnetarësh të pajisur me njohuri mbi rëndësinë e punës së OSHC-ve do të shërbejë si burim i rëndësishëm për mobilizimin e kolegëve të tyre si dhe do ta informojë CEA-në për zhvillimin e zgjidhjeve për ta nxitur punën vullnetare, të cilat do t’i ndihmojnë CiviKos-it në trajnimin për komponentin e punës vullnetare nga këndvështrimi institucional. Në këtë kuadër do të zhvillohet studimi fillestar për ekosistemin dhe mundësitë e vullnetarizmit në Kosovë, ku rekomandimet e dhëna do të shërbejnë për të hartuar aktivitetet vijuese në të ardhmen.
KCSF do të zhvillojë një studim fillestar mbi ekosistemin dhe mundësitë e vullnetarizmit në Kosovë. Studimi trajton nevojën për angazhim të gjallë të komunitetit dhe vullnetarizëm duke ofruar një pasqyrë të tendencave të përbashkëta dhe praktikave më të suksesshme të politikave të lidhura me vullnetarizmin në Kosovë, rajon dhe Evropë, duke identifikuar mundësitë dhe pengesat që ndikojnë në aktivitetin vullnetar, përfshi edhe mësimin nga praktikat e suksesshme, dhe ofrimi i rekomandimeve për forcimin e zhvillimit të politikave dhe zbatimit të programeve shtetërore dhe jo-shtetërore për të promovuar dhe nxitur në mënyrë efektive vullnetarizmin gjatë gjithë jetës publike në Kosovë. Me procesin e konsultimit shtesë me palët e interesuara, ky studim do të jep orientime për ndërhyrjet e ardhshme për zbatim të aktiviteteve në kuadër të programit.