Kontakt: blerta.aliu@kcsfoundation.org
Blerta Aliu ka përvojë profesionale mbi 13 vjeçare në fushën e komunikimit, marrëdhënieve me publikun dhe medias. Ajo ka nisur karrierën e saj në të përditshmen Koha Ditore, ku ka punuar si gazetare në sektorin e sigurisë dhe politikës për gati pesë vite. Angazhimin e saj e ka vazhduar në fushën e marrëdhënieve me publikun në sektorin publik, privat e organizata të shoqërisë civile.
Është angazhuar si këshilltare për media dhe PR në Ministrinë e Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës për afro dy vite, tutje ka punuar si zyrtare për PR dhe komunikim në Institutin Demokratik të Kosovës/Transparency International Kosova për mbi tri vite.
Njëkohësisht Blerta nga viti 2017 është asistente në Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.
Nga shkurti i vitit 2022 i është bashkuar ekipit të KCSF-së, ku kontribuon si koordinatore për marrëdhënie me publikun dhe komunikim.
Blerta është duke vijuar studimet e doktoraturës për Media dhe Komunikim në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master në fushën e Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin e Prishtinës. Është fituese e disa çmimeve vendore edhe ndërkombëtare për gazetari në fushën e të drejtave të njeriut, mirëqenien e fëmijëve dhe arsim. Po ashtu është autore dhe bashkëautore e shumë raporteve analitike si dhe punimeve akademike të cilat i ka publikuar dhe prezantuar në konferenca shkencore ndërkombëtare për fushën e medias dhe komunikimit.