Isha në vitin 2004, në vitin e fundit të shkollës së mesme, kur dëgjova për një fond të bursave për pjesëtarët e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian që po ndante Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Unë rashë në kontakt me menaxherin e projektit të KCSF-së dhe pas një sërë endjesh dhe shumë kërkesash administrative, më në fund fitova bursën. Mendoj se kjo ishte e vetmja kohë në jetën time ku nuk më duhej të punoja për të mbajtur veten ose familjen time, ndërkohë që punoja njëkohësisht për arsimimin tim. KCSF më dha luksin që të mund të fokusohesha ekskluzivisht në shkollë. Kjo iniciativë e KCSF-së ishte unike dhe e re, nuk kisha dëgjuar më parë për ndonjë bursë dedikuar për komunitetin romë, ashkali dhe egjiptian. Ishte hera e parë dhe e fundit që mora mbështetje për arsimimin tim. Por ishte një investim i denjë i cili më dha shtytje për të vazhduar studimet e mia në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin e Mitrovicës së Veriut, dhe unë në fakt isha anëtari i parë rom nga komuniteti im që u diplomua në këtë universitet që pas lufte.

-Hajrudin Skenderi
Zyrtari i Programit Kombëtar në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë