Ne kemi zgjeruar ekipin tonë dhe operacionet tona në mënyrë të konsiderueshme në dy vitet e fundit. Nuk ishte një gjë e lehtë për t’u menaxhuar, ndërkohë që duhej të siguronim qëndrueshmëri financiare dhe t’u përmbaheshim politikave tona editoriale. Është edhe më e vështirë të bëhet në një kontekst ku shumë donacione të drejtuara nga donatorët janë të bazuara në projekte dhe ofrojnë pak liri veprimi për zhvillimin organizativ jashtë kufijve të projekteve specifike. Kjo është arsyeja pse marrja e mbështetjes institucionale përmes KCSF-së ka qenë jashtëzakonisht e vlefshme duke na lejuar të zhvillojmë veten dhe programet tona. Komoditeti për të pasur këtë mbështetje na lejoi të bëjmë atë që bëjmë më së miri – ofrimin e një këndvështrimi alternativ, një komenti që mungon, një pyetje që duhet diskutuar – duke thyer apatinë përmes botimit të artikujve një nga një.

-Besa Luci
Kryeredaktore e ‘Kosova 2.0’