www.kcsfoundation.org
Kjo Politikë e Cookies shpjegon se si Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) përdor skedarët gjurmues (cookies) dhe teknologji të ngjashme në faqen e saj të internetit.
Qëllimi i kësaj politike është të informojë përdoruesit në mënyrë të qartë dhe transparente për llojet skedarëve gjurmues dhe teknologjive të ngjashme që përdoren në faqen tonë, qëllimet për të cilat ato përdoren, bazën ligjore për përdorimin e tyre, si dhe mënyrën se si përdoruesit mund të menaxhojnë ose tërheqin pëlqimin e tyre. Për më shumë informacion mbi mënyrën se si përpunojmë të dhënat personale, ju lutemi referojuni Politikës sonë të Privatësisë.
Cookies janë skedarë të vegjël tekstualë që ruhen në pajisjen tuaj (kompjuter, telefon, tablet) kur vizitoni një faqe interneti. Ato përdoren për funksionimin e faqes, për përmirësimin e përvojës së përdoruesit dhe për analizë të përdorimit të faqes.
Cookies esenciale – Këto cookies janë të domosdoshme për funksionimin bazë të faqes dhe nuk mund të çaktivizohen në sistemet tona. Ato përdoren vetëm për qëllime të nevojshme teknike dhe të lejuara ligjërisht, si siguria, funksionimi i faqes dhe ruajtja e funksionaliteteve bazë.
Cookies analitike – Këto cookies nuk janë të domosdoshme për funksionimin e faqes. Ato përdoren vetëm me pëlqimin tuaj dhe na ndihmojnë të kuptojmë se si përdoruesit ndërveprojnë me faqen tonë, për shembull përmes Google Analytics, në mënyrë që të përmirësojmë përmbajtjen dhe funksionimin e faqes.
Cookies funksionale – Këto cookies nuk janë të domosdoshme, por mundësojnë ruajtjen e preferencave të përdoruesit, si p.sh. gjuha e zgjedhur ose cilësime të tjera të faqes. Ato aktivizohen vetëm kur janë të nevojshme për funksionalitetin përkatës ose me pëlqimin tuaj, varësisht nga natyra e tyre.
Cookies të marketingut – Këto cookies nuk janë të domosdoshme dhe përdoren vetëm me pëlqimin tuaj. Ato mund të përdoren për qëllime marketingu dhe për të shfaqur përmbajtje relevante për përdoruesit, për shembull përmes Meta Pixel. Aktualisht, këto cookies nuk janë aktive dhe mund të përdoren vetëm nëse aktivizohen në të ardhmen dhe pas marrjes së pëlqimit tuaj.
Përdorimi i cookies bazohet në këto baza ligjore:
Cookies esenciale përdoren vetëm për çështje legjitime, pasi janë të domosdoshme për funksionimin e faqes
Cookies analitike dhe marketing përdoren vetëm me pëlqimin tuaj, i cili merret përmes cookie banner-it
Ju mund të menaxhoni preferencat tuaja për cookies në çdo kohë.
Kur vizitoni faqen tonë për herë të parë, do t’ju shfaqet një cookie banner që ju lejon të:
Cookies jo-esenciale aktivizohen vetëm pasi të keni dhënë pëlqimin tuaj.
Ju mund të ndryshoni ose tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë përmes butonit Settings në faqe ose përmes cilësimeve të browser-it tuaj.
Ne përdorim ose mund të përdorim shërbime nga palë të treta, të cilat mund të vendosin cookies në pajisjen tuaj.
Shënim: Palët e treta mund të përpunojnë të dhëna në përputhje me politikat e tyre të privatësisë.
Faqja jonë mund të përmbajë përmbajtje të integruar nga YouTube (p.sh. video). Kur ndërveproni me këtë përmbajtje të integruar, YouTube mund të vendosë cookies në pajisjen tuaj.
Këto cookies përdoren për:
Këto cookies mund të përfshijnë, ndër të tjera:
Këto cookies vendosen vetëm nëse ndërveproni me përmbajtjen e integruar dhe pasi të keni dhënë pëlqimin tuaj për cookies përkatëse. Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni politikës së privatësisë së YouTube.
Cookies mund të jenë të llojeve të mëposhtme:
Më poshtë është lista e cookies që përdorim në faqen tonë:
| Cookie | Domain | Qëllimi | Kohëzgjatja | Lloji |
|---|---|---|---|---|
| _ga | .kcsfoundation.org | Analiza e përdorimit të faqes dhe identifikimi i vizitorëve | 1 vit 1 muaj | Analitik |
| _ga_* | .kcsfoundation.org | Numërimi i vizitave dhe ndërveprimeve në faqe | 1 vit 1 muaj | Analitik |
| wp-wpml_current_language | kcsfoundation.org | Ruajtja e gjuhës së përdoruesit | Seancë | Funksional |
| elementor | kcsfoundation.org | Funksionimi i faqes (WordPress) | E përhershme | Esencial |
| wpEmojiSettingsSupports | kcsfoundation.org | Mbështetje për emoji në shfletues | E përhershme | Esencial |
Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here për të reflektuar ndryshimet në praktikat tona ose në kërkesat ligjore. Çdo përditësim do të publikohet në këtë faqe.
Për çdo pyetje ose kërkesë në lidhje me këtë politikë ose përpunimin e të dhënave tuaja personale, mund të na kontaktoni në email adresën office@kcsfoundation.org ose në numrat e telefonit +383 38 600 633 / +383 38 600 644