Lansohet Fondi për përkrahje emergjente të shoqërisë civile

Shoqëria civile në vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi si dhe Kroaci, po operon gjithnjë e më shumë nën presion, kërcënime dhe sulme që synojnë të dobësojnë apo ndalojnë angazhimin e saj. Në këtë kontekst, 𝐂𝐢𝐯𝐢𝐜𝐄𝐦𝐞𝐫𝐠𝐞𝐧𝐜𝐲𝐅𝐮𝐧𝐝 (Fondi për përkrahje emergjente të shoqërisë civile) vjen si një mekanizëm i ri që ofron 𝐩ë𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡𝐣𝐞 𝐞𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞, të shpejtë dhe proporcionale për shoqërinë civile në rajon.

𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭ë 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐣ë?

– Organizatat Jo-qeveritare 

– Nismat e paregjistruara

– Aktivistë/aktiviste

Ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐧 𝐝𝐡𝐞 ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐢?

Fondi për përkrahje emergjente të shoqërisë civile është një mekanizëm rajonal i reagimit të shpejtë, që mbështet organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile kur përballen me presione apo rreziqe serioze që cenojnë sigurinë e tyre, punën që bëjnë ose aftësinë për të vepruar në interes të publikut.
Fondi ofron përkrahje për situata emergjente dhe 𝐧𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐢 𝐝𝐞𝐝𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐩ë𝐫 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐠𝐣𝐚𝐭𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐨𝐫𝐞.

Këto situata mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në:

a. Kërcënime të drejtpërdrejta;
b. Sulme ligjore ose administrative (p.sh. padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike – SLAPP, auditime ndëshkuese);
c. Kërcënime ndaj sigurisë digjitale ose fizike;
d. Bastisje, arrestime ose ndalesa;
e. Sekuestrim të pajisjeve;
f. Fushata shpifëse ose sulme që për qëllim kanë dezinformimin;
g. Kufizime të së drejtës për organizim, tubim apo shprehje.

Aplikimi për Civic Emergency Fund bëhet online përmes një sistemi të sigurt dhe të mbrojtur, që garanton konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave të aplikuesve në: civicemergencyfund.com

Ky fond është një nismë e përbashkët e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Fondacionit Trag, që bashkojnë përvojën e tyre për të mbështetur shoqërinë civile në momente rreziku dhe presioni.

Fondi për përkrahje emergjente të shoqërisë civile përkrahet nga një grup fondacionesh filantropike të përkushtuara për të forcuar qëndrueshmërinë dhe rezistencën qytetare dhe për të mbrojtur hapësirën qytetare në rajon. Kontribuuesit fillestarë përfshijnë Fondacionin PeaceNexus dhe Rockefeller Brothers Fund.