Adnani është analist i lartë për Ballkanin Perëndimor në Iniciativën Evropiane për Stabilitet (ESI), ku udhëheq hulumtimet dhe analizat e politikave mbi qasjen e BE-së ndaj rajonit. Me formim akademik në drejtësi dhe marrëdhënie ndërkombëtare të BE-së, ai sjell përvojë të gjerë në integrimin europian, diplomaci dhe të drejta të njeriut.
Karriera e tij përfshin punën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Parlamentin Europian dhe disa institucione kërkimore për të drejtat e njeriut, duke i dhënë atij një kombinim unik të njohurive në politikëbërje dhe ekspertizë rajonale.
Jemi të lumtur që Adnani i bashkohet Bordit tonë dhe presim me kënaqësi perspektivën e tij strategjike mbi integrimin në BE dhe ndikimin e tij në shoqërinë civile dhe politikëbërjen në Ballkanin Perëndimor. Përkushtimi i tij ndaj vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit rajonal do të jetë një aset i madh për misionin e KCSF-së për avancimin e demokracisë dhe forcimin e shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë.