Repic përfundon mandatin si anëtare e Bordit, KCSF i shpreh mirënjohje për kontributin

Me përfundimin e mandatit të saj si anëtare e Bordit Drejtues të KCSF-së, i shprehim mirënjohje dhe falënderime të sinqerta znj. Anamari Repic, për kontributin e çmuar gjatë 6 viteve të angazhimit të saj në përkrahje të misionit dhe vizionit të KCSF-së.

Përkushtimi dhe profesionalizmi i saj na ka ndihmuar si në arritjen e sukseseve ashtu edhe në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Nga i gjithë ekipi i KCSF-së, faleminderit për këtë rrugëtim të përbashkët.