THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTET PËR VULLNETARIZËM

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM), përmes Qendrës së Burimeve të Kosovës për Shoqëri Civile (Qendra), synojnë të zhvillojnë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë përmes trajnimeve të përshtatura dhe të dizajnuara në bazё tё nevojave tё OShC-ve, mentorimit dhe këshillimit, shërbimeve të ndihmës teknike (help desk), si dhe ndarjes sё informatave tё vazhdueshme pёr aspektet kryesore tё zhvillimit organizativ dhe tё qytetarisё aktive, nё pёrgjithёsi. Përveç kësaj, Qendra zbaton skemën e granteve për vullnetarizëm që ka për qëllim mbështetjen e nismave për aktivizëm qytetar dhe promovim të vullnetarizmit në vend.    

Grantet për vullnetarizëm kanë për qëllim arritjen e rezultateve konkrete brenda një kornize të caktuar kohore. Përfituesit e këtyre granteve mund të jenë individët, iniciativat e paregjistruara dhe organizatat joqeveritare që prezantojnë propozimet më bindёse dhe më kreative, të cilat kanë potencial të lartë për t’i angazhuar qytetarёt dhe qytetaret e Kosovёs nё adresimin e çёshtjeve tё komunitetit ku ata jetojnё.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

  • Individët (shtetas të Republikës së Kosovës); 
  • Nismat e paregjistruara; 
  • Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë

KOHËZGJATJA DHE BUXHETI 

Aplikantët do të kenë mundësi të aplikojnë për përkrahje për një periudhë maksimum 12 muajsh. Buxheti maksimal për një grant i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 5,000 EUR 

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Para se të filloni aplikimin, ju lutem lexojeni  udhëzuesin për aplikime.

Aplikantët duhet të japin informatat e tyre, të elaborojnë idenë dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme përmes sistemit të aplikimit online

Për udhëzime rreth regjistrimit dhe përdorimit të sistemit online të aplikimit, ju lutemi referojuni informatave që mund t’i gjeni në faqen e internetit të sistemit online të aplikimit. 

Aplikimet për grante për vullnetarizëm janë të hapura deri më 20 nëntor, 2025 ora 23:59.

Ndërkohë që sistemi i aplikimit është testuar dhe funksionon në mënyrë të besueshme, ne i inkurajojmë fuqimisht aplikantët të dorëzojnë propozimet e tyre shumë kohë përpara afatit të fundit, në mënyrë që të shmangin çdo vështirësi të minutës së fundit.

Nëse keni çfarëdo pyetje apo problem në lidhje me regjistrimin apo aplikimin për grant ju lutem na shkruani në rc-kosovo@kcsfoundation.org

Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet në lidhje me aplikimin do të publikohen në seksionin Q&A (pyetje dhe përgjigje) të webfaqe të KCSF-së. Aplikantët këshillohen të kontrollojnë këtë seksion, të publikuar në uebfaqe Aplikantëve u këshillohet ta kontrollojnë këtë seksion rregullisht.

Ky aktivitet bashkëfinancohet nga Bashkimit Evropian dhe Suedia. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building  Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të Suedisë.