Qëndrueshmëria financiare e Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC), është një ndër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet shoqëria civile në Kosovë, ku përkrahja më e madhe financiare për OShC-të vjen nga donatorët e huaj dhe fondet publike. Për qëndrueshmëri afatgjate, nevojitet diversifikim i burimeve dhe përdorimi i formave të tjera të mbështetjes.
Andaj Shkolla për Aktivizëm, e ka të përfshirë në programin e vetë modulin “Diversifikimi i burimeve financiare”, për shkak se aktivizmi afatgjatë është i lidhur ngushtë me qëndrueshmërinë financiare.
Përgjatë dy ditëve të këtij moduli, i cili është i katërti me radhë në kuadër të Shkollës, rreth 20 pjesëmarrës/e janë pajisur me njohuri dhe kanë zhvilluar ushtrime praktike mbi:
strategjitë e ndryshme të grumbullimit të fondeve;
mënyrat për të identifikuar dhe angazhuar mbështetës të rinj nga komuniteti;
përdorimin e mjeteve dhe metodave efektive për të mobilizuar fonde nga individë, biznese e partnerë të tjerë.
Ligjëruese e këtij moduli ishte znj. Albanë Zogu Morina, eksperte e mbledhjes së fondeve me përvojë të gjerë në hartimin dhe zbatimin e strategjive të qëndrueshme për mobilizimin e resurseve financiare në sektorin OJQ-ve në Kosovë.
Ky aktivitet është organizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Suedisë.