Thirrje për aplikim në Akademinë për Udhëheqësi në Komunitet – edicioni në Prizren

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton 18-24 vjeçarët/et nga Kosova të aplikojnë për tu bërë pjesë e edicionit të katërt të Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet, e cila zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare që zbatohet në partneritet me misionin e USAID në Kosovë.

Për të pasur mundësinë të jeni një nga 25 pjesëmarrësit e përzgjedhur që do të filloni një udhëtim të ri në mësim dhe aktivizëm komunitar, ju duhet të plotësoni formën për aplikim: https://tinyurl.com/AplikimiSHQ

Afati i fundit për aplikim është më 6 tetor 2024.