Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjithë aktivistët/et e shoqërisë civile të aplikojnë për trajnimin e trajnerëve në temën “Mobilizimi i burimeve të reja financiare dhe jo-financiare për organizatat e shoqërisë civile”.
Ky trajnim, i cili mbahet prej 23 deri më 25 shtator 2024 në Prishtinë, zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare që zbatohet në partneritet me misionin e USAID në Kosovë.
Formën digjitale për aplikim dhe detajet tjera i gjeni brenda thirrjes. Afati i fundit për aplikim është më 13 shtator 2024, në ora 11:00.