Ertan Munoglu ka mbi 20 vjet përvojë pune në fushën e demokratizimit dhe qeverisjes së mirë. Interesat e tij të veçanta janë marrëdhëniet ndëretnike, ekonomia politike dhe qasjet sistemike. Ka përvojë të gjerë me organizata të ndryshme ndërkombëtare në programet zhvillimore. Ka punuar me Aksionin Kundër Urisë, Agjencinë Evropiane për Rindërtim dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, UNDP-në, GIZ-in etj. Gjithashtu ka punuar për asociacionin e komunave të Kosovës. Ka zbatuar dhe/ose menaxhuar projekte që kanë të bëjnë me reformimin e administratës publike, qeverisjen lokale, shoqërinë civile dhe integrimin europian. Momentalisht është duke punuar me Helvetas, si menaxher projekti për decentralizim dhe mbështetje komunale dhe njëkohësisht është këshilltarë rajonal për qeverisje të mirë dhe përfaqësues i Helvetas në Kosovë. Gjatë karrierës së tij profesionale ishte i përfshirë në vlerësimin e projekt propozimeve , si dhe në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve. Pasi ka punuar për një kohë të gjatë me ndihma për zhvillim, ai ka përvojë të gjerë në menaxhimin e ciklit të projekteve, kornizat e rezultateve dhe sistemet e monitorimit. Ka mbi 10 vjet përvojë pune në dizajnimin e skemave për grante, vlerësimin e aplikacioneve/propozimeve, monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të granteve. Gjithashtu ka përvojë në kërkime akademike dhe mësimdhënie. Është (bashkë)autor i një sërë punimesh strategjike e kërkimore. Ka ligjëruar katër vjet lidhur me integrime europiane në Kolegjin Universum, kolegj privat në Kosovë. Flet rrjedhshëm shqipen, anglishten, turqishten, serbishten dhe boshnjakishten.